Tregoi se ka rënë në dashuri, Riniani kapet “mat” në momente romantike (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, ishte para disa ditësh i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri. Ai zbuloi se një vajzë i ka rrëmbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë.

Ai tregoi se vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me shoëbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Ndërkohë së fundmi në rrjet po qarkullojnë foto të Rinianit më të dashurën në aeroport. Çifti shihen duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.

Shtuar 24.05.2021 12:28