Në sfidën “Të njohim më mirë njëri-tjetrin” nga “Vëllai i Madh”, Olsi Bylyku ka rrëfyer gjerë e gjatë arsyet që sollën në ndarjen e lidhjes 5-vjeçare me Egli Takon. Artisti u shpreh se marrëdhënia kishte kohë që ishte e ndërlikuar dhe se ata duhet të njihnin më mirë veten.
Lidhja 5 vjeçare që kam patur ka qenë një marrëdhënie tmerrësisht e ndërlikuar, pavarësisht se unë jam tip që jam i dhënë pas marrëdhënies i kushtoj kohë, nuk e kam tradhtuar kurrë, nisur edhe nga pjesa që jam rritur në një familje të edukuar.
Thellë-thellë e vetmja gjë që e shmang kur jam me prindërit e mi është kjo gjë marrëdhënia të cilën unë nuk arrita ta kem me sukses, se në fakt në shumë gjëra të tjera, qoftë nga ana e karrierës jam munduar të jem korrekt, qoftë nga moralet jam munduar të jem korrekt.