Dy ish konkurrentët e “Përputhen”, Shqipja dhe Hyseni ishin të ftuar sot në emisionin ‘E Diell’. Një ‘shkëndijë’ lindi mes të dyve. Shqipja tha fjalë shumë të mira për Hysenin, madje i kërkoi të dalin në një takim së bashku.
Ervin Kurti: Do e shikoje Hysenin si një djalë potencial me të cilin ti do të kishe një raport
Shqipe: Po! Është një djalë shumë i mirë, më ka pëlqyer te pjesa që u largove nga emisioni. Po më sikletosni, ua jam bërë ujë në djersë! Nuk më pëlqen të flasë për këto tema (ulet afër Hysenit). Hyseni më ka pëlqyer si djalë por jo si karakter. Në momentin që nuk i ke kërkuar falje atij djalit ke bërë gjënë më të mirë. Mashkull o vëlla, mashkull!
Hyseni: Unë nuk e kam turp të kërkoj falje!
Shqipe: Më ka pëlqyer në momentin që tha nuk do kërkoj falje, por do kërkoja në momentin n.q.s ai person do kishte pranuar gabimin, kjo është për tu respektuar.
Shqipe: Do bëjmë një ‘date’ bashkë? E bëjmë që tani!