“Ti je 100 mijë euroshi im”, loja në çift kris marrëdhënien Sabian-Ilir? (FOTO LAJM)

Sabiani dhe Iliri kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë në “Big Brother VIP”. Madje, këngëtari ka bërë një deklaratë të fortë duke i thënë Ilirit se nëse eleminohet do të shkojë pas tij dhe se ai është 100 mijë euroshi i Sabianit , moment që u bë viral në rrjet.

Por diçka ka ndryshuar pasi “Vëllai i Madh” vendosi që loja do të vazhdonte në çifte. Sabiani ka deklaruar se loja e tij ndryshonte nga e Ilirit, madje gjatë javës ka shprehur se mund ta penalizonte.

Mirëpo, ai tha se ajo që interesonte ishte që Iliri të sqaronte marrëdhënien me Donaldin, me të cilin balerini ka patur vazhdimisht debate.

Edhe banorët dhe opinionistët shprehën mendimet e tyre, dhe shumica mendonin se Sabiani ishte i sinqertë dhe besnik, por nuk mendonin të njëjtën gjë për Ilirin.

Këngëtari tha se përtej lojës, ai ishte një njeri me sedër, dhe pas “Big Brother” dëshironte të kishte marrëdhënie të mira me të gjithë banorët.


Shtuar 13.11.2021 08:18