Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.
Kjo sëmundje na mori rreth një vit më parë, artistn e njohur, Hueyda El Saied në moshën 46-vjeçare.
Lajmi i ndarjes së saj nga jeta tronditi çdo shqiptarë i cili nuk i besonte aspak ikjes së saj në moshë kaq të re. Është bashkëshorti i saj që e kujton thuajse çdo ditë në rrjetet sociale dhe padyshim çdo moment në jetën e tij
Në këtë muaj ndërgjegjësimi Thierry ka paralajmëruar në profilin e të ndjerës se po punon për një projekt i cili i dedikohet Hueydës, por na mbetet të presim./albeu.com/