Ramush Haradinaj, deputet i Aleancës, deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, se Albin Kurti dhe të gjithë deputetët duhet të rikthehen për të votuar ligjin për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Haradinaj kritikoi Kurtin dhe Vetëvendosjen, duke thënë se largimi dhe fshehja nuk janë zgjidhje për situatën e krijuar. Sipas tij, urdhërimi i policisë për shpërndarjen e qytetarëve me gaz lotsjellës dhe përballja e policëve me vëllezërit e motrat e tyre janë veprime të dënueshme.
Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë ndërgjegje të kthehen në Kuvend dhe të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.
Deputeti i Aleancës theksoi se çdo orë është e rëndësishme dhe se ligji mund të votohet në çdo moment, në mënyrë që qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre të kthehen në shtëpi.
“Mbajtja e vendit në një situatë kaotike nuk i nderon as qytetarët dhe as ata që i përfaqësojnë”, deklaroi Haradinaj.
