Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes Gjestit dhe Eglit, vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin.
Pas një letre romantike të dedikuar për Shën Valentin, Gjesti ka vazhduar të qëndrojë i ftohtë dhe i heshtur, duke refuzuar çdo lloj bashkëbisedimi me të.
Pavarësisht përpjekjeve të Egli për të thyer akullin, përfshirë një tentativë më të drejtpërdrejtë, Gjesti ka mbetur i pandryshuar dhe nuk ka treguar asnjë shenjë lëshimi.
Ky veprim ka nxitur më shumë kuriozitet, duke lënë pyetje të hapura nëse dyshja do të mund të sqarojë ndonjëherë raportin e tyre brenda shtëpisë.