Shqipëria – Sipas Meteoalb territori shqiptar gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellime më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa vranësirat shfaqen më të shpeshta në zonat malore veriore duke sjellë reshje të izoluara shiu në skajin verior.
Pjesa e dytë e ditës sjell shtim të vranësirave në vendin tonë; kryesisht në zonat Veriore dhe juglindore duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurta shiu. POR orët e vona të mbrëmjes sjellin dobësim të vranësirave duke bërë që të ketë intervale me kthjellime në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova – Pjesa e parë e ditës mbetet me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës, duke bërë që gjatë orëve të pasdites kryesisht të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë reshje shiu të cilat më të dukshme paraqiten në zonat veriore dhe Veriperëndimore.
Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në mëngjes por mbeten konstante ` në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut – Maqedonia e Veriut do të vijoj nën mbizotërimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në të gjithë territorin e vendit. Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës vonë parashikohet që vranësirat të dobësohen duke sjellë dhe intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale , por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.