“Të pengon që e ke gruan fytyrë publike?”, Përgjigjjet epike të partnerit të Jona Spahiut shkrinë rrjetin

Moderatorja Jona Spahiu është tepër aktive në rrjete sociale dhe ka vendosur që jetën e saj private ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo tregon momente të ndryshme të përditshmërisë, pjesa më e madhe e së cilës kalon me të voglin Raiden.

Jona di të jetë si një mama ashtu edhe një bashkëshorte e shkëlqyer dhe nuk janë të pakëta edhe postimet me partnerin në Instagram.

Moderatorja tregon si çohet në mes të natës për t’i përgatitur bukë bashkëshortit, sa shumë ngacmojnë dhe e duan njëri-tjetrin. Ndërsa së fundmi, ajo i mundësoi ndjekësve të saj një bashkëbisedim me Frenklin, në mënyrë që ai t’u zgjidhte “hallet” fansave të saj.

Të shumta ishin pyetjet drejtuar partnerit të moderatores, i cili me humorin që e karakterizon iu përgjigj një për një.

Përgjigja më epike që ai dha ishte ajo e pyetjes së një ndjekësi: “Të pëlqen që e ke gruan fytyrë publike? Të pengon?”

 

“Se mos po del me fytyrën time, me tënden po del.”- i tha ai ndërsa përgjigjja na shkriu!

Gjithashtu, ai iu përgjigj me humor edhe të tjerëve. Dikush i shkroi: “Ke marrë vajzën më të mirë në zonën tonë, je me fat!”

“Je më shumë ti me fat”-ia ktheu ai si “modest”.

Couple goals pra!

Shtuar 26.03.2021 11:03