Të jetë rastësi? Oni Pustina e kritikoi jashtë, Ilir Shaqiri reagon nga “Big Brother VIP” (VIDEO)

Ditët e fundit një komenti i Oni Pustinës në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” ka marrë vëmendjen e rrjetit. Ai ka akuzuar Ilir Shaqirin se është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre.

Në një koment në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP”, ai shkruan se Shaqiri “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut” dhe “xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj”. Sipas tij, balerini “ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin”.

Por ajo që tingëllon e çudtishme është pikërisht reagimi i Ilir Shaqirit mbrëmjen e djshme gjatë Prime Live të “Big Brother”, shkruan Albeu.com.

“T’i bëj një përshëndetje të shkurtër të gjithë balerinëve shqiptarë që ndodhen në Itali, super të suksesshëm. Përqafime çuna”, shprehet Iliri.

Por si e mori vesh Ilir Shaqiri se po kritikohej jasht për këtë temë duke qenë se informacionet janë rreptësisht të ndaluara. Apo e gjitha kjo është një rastësi?

Ai nuk specifikon për cilën video. Kujtojmë se Ilir Shaqiri dhe Oni Pustina kanë qenë miq më parë dhe të dy kanë qenë pjesë e televizionit italian; Oni si postier në “C’e posta per te”, rol në të cilin u shfaq edhe në “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Iliri si balerin në programe si “Buona Domenica”, “Amici”, “La Corrida”./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 09:49