Stine është përfolur shumë në mediat rozë përsa i përket martesës së tij me Gracielën, me të cilën ka dhe një vajzë.
Këngëtari ka qenë i ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, ku ka treguar se çfarë ka ndodhur me jetën e tij dhe u ka dhënë fund njëherë e mirë zërave që flasin për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Ester Bylyku: Njerëzit të dijnë të ndarë ty dhe Gracielën, si është e vërteta?
Stine: Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë
Ester Bylyku: Google e thotë, çdo njeri që përdor internetin e di. A keni qenë të ndarë?
Stine: Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë.
Kujtojmë se në vitin 2016, këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij, Graciela, u bënë prindër për herë të parë.
Graciela solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Estia.
Marrëdhëniet mes çiftit kanë pësuar krisje herë pas here dhe lajmi që bëri bujë në media ishte deklarata e Stines në Instagram, ku lajmëroi fansat se ishte ndarë nga partnerja e tij.
Por duket se dyshja nuk qëndroi dot për shumë gjatë larg njëri-tjetrit dhe u bashkuan sërish para një viti e madje pak ditë më parë ata performuan së bashku në “Këngë moj” ku edhe Graciela tregoi talentin e saj në muzikë duke surprizuar të gjithë.