Të ftuar VIP dhe tupana, brenda dasmës madhështore të çiftit të famshëm shqiptar (FOTO&VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt dasma e çiftit Marigona dhe Robin Krasniqi. Modelja dhe bokseri i famshëm organizuan një ceremoni madhështore në Prishtinë ndonëse celebrimin e kanë bërë disa muaj më parë. Krahas njerëzve të afërt, të ftuar ishin dhe personazhe të njohur.

Nga fotot e publikuara, bie në sy fustani përrallor i modeles. Si fustan të dytë Marigona ka zgjedhur diçka më ekstravagante, duke mahnitur të ftuarit. Ashtu siç pritej, nuk munguan as elementet tradicionale shqiptare. Në sy ra gjithashtu torta gjigante që çifti kishte zgjedhur për ditën speciale.


Kujtojmë që dyshja u kurorëzuan në një gjendje civile në Gjermani dhe lajmin e bëri publik vetë Marigona në një postim në Instagram.“Zyrtarisht Krasniqi”, shkroi modelja krahas fotos nga ceremonia shoqëruar me një zemër. Marigona konfirmoi se është shtatzënë në ditën e lindjes së boksierit.

“Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!”, shkroi modelja e famshme.