Taylor Swift performon në skenë për herë të parë me të dashurin e saj, Travis Kelce

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, kishte një të ftuar special në një nga koncertet e fundit: të dashurin e saj të ri, Travis Kelce.

Gjatë shfaqjes së saj të tretë në stadiumin Wembley të Londrës, artistja befasoi fansat duke ftuar yllin e NFL në skenë me të.

Travis iu bashkua biondes për “I Can Do It with a Broken Heart”, i veshur me një kostum të zi elegant dhe një kapelë.

Ai bëri një paraqitje të mrekullueshme duke mbajtur në krahë partneren si pjesë e performancës së tyre.

I njëjti po ashtu tregoi aftësitë në kërcim dhe u shfaq i buzëqeshur para audiencës.

Paraqitja e Kelce erdhi vetëm disa ditë pasi ai dhe Swift zyrtarizuan lidhjen në Instagram.

Ata ishin në prapaskenë në shfaqjen e parë të yllit në Londër me Princin William, Princin George dhe Princeshën Charlotte.


Shtuar 24.06.2024 12:15