Gjatë 24 orëve të fundit, në hapësira të hapura në vend janë evidentuar 11 zjarre. Prej tyre, 10 janë shuar, ndërsa një vijon të jetë aktiv.
Të lidhura
None found
Zjarri i vetëm aktiv është regjistruar në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Belicë, në komunën e Kajorecit. Atje janë përfshirë nga flakët pyje të ulëta dhe të përziera.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë zjarr që të jetë vënë nën kontroll.
Autoritetet kanë shuar një vatër në fshatin Radushë, në Komunën e Sarajit, ku po digjej bimësi e ulët, si dhe një tjetër në fshatin Konsko, në Komunën e Gjevgjelisë.
Dy raste janë regjistruar edhe në Komunën e Strugës. Në Tateshi është djegur kashtë dhe bimësi e ulët, ndërsa në Veleshtë flakët kanë përfshirë bimësi të ulët./Telegrafi/
