Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother Vip Albania”, ka pasur debate të forta ku banorët kanë fyer njëri-tjetrin me fjalë të rënda.
Një prej tyre ishte debati mes Ilnisës dhe Rikes.
Kjo e fundit, ka shpërthyer ndaj gazetares pasi dëgjoi ofendimet dhe fyerjet që ishin bërë ndaj saj.
Kritika pati dhe nga banorët e tjerë dhe opinionistët, të cilët e kanë quajtur të papranueshëm fjalorin të cilin ajo ka përdorur ndaj Rikes.
Por, pas përfundimit të mbrëmjes , në kohën që janë shtrirë për të fjetur, Ilnisa është përlotur për shkak të komenteve dhe kritikave që mori në Prime.
Meritoni i është afruar për ta ngushëlluar, duke i dhënë dhe puthjen e parë në buzë përpara kamerave.
View this post on Instagram
View this post on Instagram