Tanea Wallace zbulon detaje tronditëse nga festat e P.Diddy-t

Tanea Wallace, një muzikante dhe ish-pjesëtare e industrisë së muzikës, e cila ka shpërthyer me disa detaje tronditëse nga eksperiencat e saj në industrinë e argëtimit, përfshirë festat e famshme të P. Diddy.

Në intervistën e saj, Tanea Wallace ndan kujtime nga kohët kur ishte pjesë e skenës muzikore, duke zbuluar abuzime të ndryshme dhe presionin për t’u përshtatur me imazhin e dikurshëm të industrisë, ku kërkohej nga vajzat që të visheshin dhe të sillej si “Barbie”. Wallace flet për abuzimin emocional dhe fizik, si dhe për manipulimin e fëmijëve që ishin të ftuar në këto festa, duke i detyruar ata të ndjekin standarde të paarsyeshme për të qenë pjesë e kësaj bote.
Ajo përshkruan atmosferën në këto festa të P. Diddy, ku ndodhnin situata të papërshtatshme, dhe tregon për eksperiencat e saj si një grua që u shfrytëzua nga industria, ndërkohë që i jepej një pasqyrë e ndritshme e jetës dhe famës.

Wallace përshkroi gjithashtu skena ku disa nga të ftuarit po kryenin marrëdhënie seksuale, shumë prej tyre të dehur ose të droguar, ndërsa festa zgjati deri në orën 7 të mëngjesit.

Tanea ndan gjithashtu përvojat e saj personale, duke zbuluar se si është ndikimi i këtyre situatave mbi shëndetin e saj mendor dhe emocional dhe si ajo ka luftuar për të çliruar veten nga ky cikël abuziv.


Shtuar 13.11.2024 14:16