Menjëherë pasi Sylvester Stallone përfundoi xhirimet e “Rocky”, filmi që nisi karrierën e tij në Hollywood, ai pa Gregg Allman, nga Allman Brothers Band, të cilin e kishte zënë gjumi dhe në dorë kishte një orë ari në kyçin e dorës.
Ajo orë ishte “gjëja më e bukur që kisha parë ndonjëherë”, tha Stallone në një video të publikuar nga Sotheby’s, si dhe tregoi se ajo orë ndezi një dashuri qw vazhdoi me dekada për orat.
Tani, ylli i Hollivudit po nxjerr në ankand 11 orë nga koleksioni i tij personal në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork më 5 qershor.
Në mesin e orëve të nxjerra në shitje nga Stallone është edhe Patek Philippe Grandmaster Chime i rrallë, i cili pritet të kushtojë deri në 5 milionë dollarë, si dhe orët që mbante në disa nga filmat e tij.
Vetëm shtatë modele të Grandmaster Chime janë të prodhuara në mbarë botën , duke qenë se është ora më e ndërlikuar e dorës e prodhuar ndonjëherë nga prodhuesit e famshëm të orëve luksoze.
Kjo lloj ore, e vlerësuar për mekanizmat e tij jashtëzakonisht të ndërlikuar, kërkoi 100,000 orë për t’u prodhuar.
“Kjo nuk është e lehtë të arrihet. Më duhej t’u drejtohesha disa zyrave, t’i shkruaja shumë letra bordit dhe përfundimisht u përcaktua se do të isha pronari i një prej këtyre veprave të mrekullueshme të artit”,-është shprehur aktori.
Një tjetër orë Patek Philippe, modeli “Nautilus”, pritet të shitet deri në 400,000 dollarë. Me nuancë ngjyrë ulliri, ora ka 32 diamante baguette Ëesselton, në një shtresë prej çeliku inox.