Surprizë! Noizy dhe Dafina Zeqiri nisin një kapitull të ri

Noizy dhe Dafina, momentalisht dy prej zërave më të mirë dhe të dashur për publikun shqiptar kanë patur gjithmonë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre. Në 2018 u duk se ata lanë pas të shkuarën duke sjellë “A don love a don sex” që solli padiskutim komente të shumta dhe ishte një projekt vërtetë i suksesshëm.

Mirëpo pas kësaj ata zgjodhën përsëri të shkëpusnin marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe kjo për një keqkuptim që ndodhi mes tyre.

Por siç duket ata kanë vendosur të hapin një kapitull të ri dhe ky është padiskutim një surprizë sidomos për fansat e tyre.

Një nga surprizat e “Alpha Show” do të jetë dhe Dafina Zeqiri dhe këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it. Ndryshe nga dy vitet e tjera, këtë vit Daffy do të performojë në skenën e “Alpa Show”.


Shtuar 5.06.2024 18:25