I dashuri perfekt, Dj Geek i bën super surprizën për ditëlindje Dafina Zeqirit (VIDEO)

Nëse sot gjithandej në Instagramin tuaj po del Dafina Zeqiri mos u habisin. Këngëtarja ka ditëlindjen dhe fansat e pa numërt nga Shqipëria dhe Kosova kanë mbushur rrjetin me urime dhe dashuri për këngëtaren.

Por surprizën më të bukur në këtë 32 vjetor ajo e ka marrë në mesnatë nga i dashuri i saj, Dj Geek.

Dj Geek kishte kthyer oborrin e shtëpisë në një arenë festive me tullumbaca, toretë dhe fishekzjarrë duke e bërë këngëtaren të përlotej para kësaj feste.

Dafina ka ndarë pamjet në Instagram duke e falenderuar publikisht të dashurin e saj./albeu.com/

 


Shtuar 14.04.2021 10:22