Meghan Markle është përballur shpesh me kritika për stilin e saj të veshjes, por po ashtu ka marrë edhe shumë vlerësime nga fansat, nga kritikët dhe njohësit e mirë të modës. Nëse ndodh që Markle zgjedh ndonjë veshje specifike nga një markë e njohur ose jo, dihet që ajo nuk do të jetë në treg për shumë kohë.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ngjyrave, dukesha e Sussex-it zakonisht vesh një sërë nuancash të ndryshme, që kur iu bashkua familjes mbretërore, madje edhe kur u largua prej saj, por ka një ngjyrë që Markle refuzon të veshë në publik.
Markle që kur është martuar me Princ Harryn e kemi parë me shumë ngjyra pastel dhe neutrale, por ndonjëherë ka veshur edhe disa nuanca më të guximshme. Megjithatë, ka një ngjyrë që dukesha nuk e vesh dhe ajo është portokallia.
Në fakt, edhe kunata e Markle, Kate Middleton, nuk e vesh kurrë këtë ngjyrë. Ende nuk dihet pse Dukeshat e refuzojnë këtë ngjyrë.
Rikujtojmë se Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është kurorëzuar së fundmi si ylli i veshur më mirë sipas revistës “Tatler” për vitin 2022. Dukesha, e cila është nënë e tre fëmijëve zuri vendin e parë në listë, mes yjeve të tjerë që dallojnë për stilin e tyre. Ndërsa kunata e saj Meghan, e cila po ashtu ka dalluar shpesh për stilin, nuk ishte fare pjesë e listës.
“Tatler” vuri në dukje se Kate në Royal Ascot këtë vit e cila na kujtoi pamjen e Julia Roberts në “Pretty Woman” dhe Princeshën Diana në vitet ’80 nuk i kushtoi vëmendje nxehtësisë së madhe në ditën e garës, por u kujdes maksimalisht për stilin e saj.