Stresi i jep “zemër” Noizy-t nga arratia: Vëllai im, qëndro i fortë

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik “Noizy”, u la nga gjykata në burg, pasi dyshohet se ka rrahur Medi Isenin dhe kërkohet nga autoritetet e Kosovës.

Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Ndërkohë Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”, vijon të jetë në kërkim. Nga arratia ai ka publikuar një mesazh mbështetjeje për mikun e tij Noizy.

”Vëllai im qëndro i fortë. Ata s’do t’ja dalin dot”, shkruan Stresi, duke e shoqëruar me një fotografi ku shfaqet me Noizyn.


Shtuar 9.08.2024 10:24