Sonila Meço nuk trembet nga P Diddy: Ai është i pafajshëm, varet çfarë do vishja në festat e tij

Sonila Meço është e ftuara e parë e emisionit të komedianit Albano Bogdo, “2984”. Sigurisht që pjesë e pyetjeve ngacmuese ka qenë dhe pyetja për megaskandalin botëror të këngëtarit P Diddy.

E pyetur nga Albano për çështjen e tij, Meço nuk ka denjuar ta pranojë dhe anën e pafajshme të historisë. Ndërsa pyetjes nëse do të merrte pjesë në festat e tij, Sonila Meço është përgjigjur “varet çfarë do vishja”.

Bogdo: Çështja P Diddy?

Meço: Ka dy anë historie, P Diddy është i pafajshëm derisa të dalë vendimi i gjykatës.

Bogdo: Mbajeni shënim, Sonila Meço thotë se P Diddy është i pafajshëm.

Bogdo: Do kishe shkuar në këto party ti?

Meço: Nuk e di, varet çfarë do vishja…

P Diddy është një producent dhe reper amerikan mbi të cilin rëndojnë më shumë se 100 akuza për përdhunime dhe abuzime seksuale përfshirë këtu dhe të mitur. Ai njihet kudo për festat e tij të çmendura ndërkohë që përmbajtja e tyre është vendosur në pikëpyetje të madhe.


Shtuar 7.10.2024 22:36