Soni Malaj rrëfehet si asnjëherë: Jam paragjykuar, më thonin maloke (VIDEO)

Soni Malaj ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme muzikore. Prej vitesh në tregun muzikor, Soni vazhdon të mbetet një ndër artistet më premtuese. E ftuar sot në “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtarja nga Tropoja rrëfeu peripecitë që ka kaluar përgjatë karrierës së saj. Soni tha se shpeshherë është përballur dhe me paragjykime të shumta në lidhje me origjinën e saj. “

Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja. Sakaq, Soni u ndal dhe tek babai i saj i ndjerë.

Kur u pyet nga moderatori Alban Musa për mësimin më të madh që ka marrë nga i ati, këngëtarja tha: “Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.”


Shtuar 28.07.2021 12:38