“S*ks mund të bëjë Ilnisa, unë me Bardhin dashuri” Sara thumbon çiftin

Në lojën e organizuar nga “Vëllai i Madh” banorët duhet të lexojnë pyetjet e shfaqura në monitor dhe të japin përgjigje të sinqerta duke e argumentuar ose jo emrin që do thonë. Pyetja e radhës që iu drejtua Sarës ishte:

Kush ka më shumë gjasa të bëjë seks dhe dashuri brenda shtëpisë së BBV?

Ajo përgjigjet duke thënë se Ilnisa dhe Meritoni kanë më shumë mundësi të bëjnë seks, ndërsa ajo me Bardhin ‘dashuri’.

Sara: Personi i parë që është futur në krevatin e dikujt dhe nuk ka pyetur fare për situatën që ka pasur jashtë apo se si është dukur jashtë dhe që është aluduar dhe nga banorët e tjerë që mund të bëjë seks vetëm për të shkuar në finale është Ilnisa.

Ilnisa: Hajde mendje hajde.

Sara: Ndërsa dashuri po mendoj që mund të jemi unë dhe Bardhi, po për seksin jo.


Shtuar 23.02.2024 17:06