lnisa Agolli ishte sot e ftuar në “Fan Club” në panelin e ish-konkurrentëve të BBV, ku u përball me komente dhe pyetje nga opinionistët si dhe tregoi eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme. Ronaldo Sharka në rolin e opinionistit u shpreh se Ilnisa ka qenë ‘një prej lojtareve më interesante që ka pasur ndonjëherë Big Brother”. Madje ai tha se gazetarja ka thyer mitin që ‘një grua e divorcuar dhe me një vajzë mund të dashurohet me një djalë 10 vite më të vogël apo të bëjë seks”.
Gjithashtu moderatori i njohur u shpreh se ‘Egla ka qenë e dashuruar seksualisht me Meritonin”.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Për mua Ilnisa Agolli është një prej lojtareve më interesante që ka pasur ndonjëherë Big Brother. Të paktën 3 vitet e fundit. Pse e them këtë? Big Brother nuk është vetëm një format argëtues, por edhe një format që ndër vite ka thyer mite. Siç ka thyer mite e ndjera Adela, siç ka thyer mite Klodi i Big Brother që aso kohe njerëzit protestonin në Lezhë. Ilnisa Agolli këtë vit theu një mit shumë të rëndësishëm. Që po, nënat e divorcua me një vajzë mund të dashurohen me një djalë edhe 10 vite më të vogël, po mund të bëjë seks se ashtu i do qejfi. Nuk po të pyes a e ke bërë. Por për mua është shumë e turpshme që një mashkull nuk gjykohet kur lidhet me një vajzë më të vogël dhe nëse bën seks, por një vajzë gjykohet.
Ilnisa: Por…
Ronaldo: Mos ma jep përgjigjen, nuk më intereson, nuk shkoj aty. Nuk jam gazetar cinik
Ilnisa: Nëse ka pjesë që ndihesh e keqardhur është ky modeli i referimit edhe nga Egla…
Ronaldo: Egla ishte xheloze, vdes për Meritonin, ti nuk e ke vënë re? Mënyra se si Egla spërkat Meritonin në vaskë është e dashuruar seksualisht me gjithë fizikun e tij. Vajzat e shtëpisë u bënë xheloze se ti kishe pranë vetes djalin më seksi të asaj shtëpie.