S’ka më Luana bjonde, moderatorja bën ndryshimin drastik në look (VIDEO)

Teksa “Shiko kush luan” ishte në transmetim, Luana Vjollca ndërroi shpeshherë look. Mirëpo në të gjitha rastet ajo zgjodhi që thjesht të eksperimentonte me paruke dhe të mos vendoste realisht dorë mbi flokët e saj. Por këtë herë duket se nuk i ka rezistuar një ndryshimi dhe ka vendosur të heqë dorë nga flokët bjond.

Këtej e tutje duhet të mësoheni ta thërrisni Luana kokëkuqja. Moderatorja ka marrë një vendim drastik duke i lyer flokët në ngjyrë portokalli në të kuqe, duke hequr dorë përfundimisht nga nuancat e bjondes. Ajo ka publikuar një video në Instagram me look-un e ri dhe ka marrë qindra komplimente nga ndjekësit e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

“Këtë vit në vend që të ngjyrosja vezët, ngjyrosa flokët. Gëzuar Pashkën”, ka shkruar Luana përkrah videos së saj.

 

Shtuar 5.04.2021 10:04