“S’ka faj këtu veç Dafina”, reperi zbulon “gabimin” e duetit Llafe llafe (VIDEO)

“Llafe llafe”, dueti mes Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son ishte një ndër hitet e kësaj vere. Përpos suksesit të këngës, pjesa nga teksti “S’ka këtu faj veç Dafina” u bë virale kudo. Së fundmi, Lyrical Son ka zbuluar më tepër detaje nga dueti i tyre, ku mes të tjerash ka zbuluar dhe “gabimin” e tij.

“Dafina ma ka çuar instrumentalin shumë më parë, por isha në SHBA për punë. Pastaj u vonuam pak, sepse kënga duhet të dilte më herët, por faji ishte imi. Faj s’ka këtu Dafina, faj ka Festimi se ka qenë në Amerikë”, tha reperi për shprehjen e famshme.

Reperi zbuloi mes të tjerash se po punon me Kreshën për albumin e ri. “Po punojmë për albumin me MC Kreshën, jemi gati në mes të punës, nuk jemi as në fillim as në fund”, tha ndër të tjera Lyrical Son.

 


Shtuar 6.11.2021 15:08