Si rrallë herë, Ilnisa poston fotografinë e ëmbël me vajzën

Ilnisa Agolli është një prej ish-konkurrenteve të formatit “BBV3”, rrugëtimi i së cilës përfundoi kohë përpara finales. Gjatë kohës që ajo ka qëndruar brenda në shtëpi, gjithmonë është dëgjuar të flasë për vajzën e saj, Anais.

Madje gjatë një spektakli, ajo erdhi dhe surprizoi Ilnisën së bashku me nënën e ish-banores në ambientet e shtëpisë.
Pas daljes nga shtëpia, Ilnisa nuk është parë të postojë shpesh me të voglën e saj deri pak momente më parë teksa ka ndarë një foto të ëmbël me ndjekësit teksa shfaqet pranë Anaisit.


Shtuar 11.06.2024 18:46

Tags: , ,