Si në përralla, Gjiko ndriçon urën e Bosforit për Elita Rudin (VIDEO)

Elita Rudi festoi ditën e djeshme 28 vite jetë dhe këtë ditë të veçantë zgjodhi ta festojë bashkë me familjen e saj larg Shqipërisë. Së bashku me Gjikon dhe dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën, moderatorja udhëtoi drejt Turqisë. Dje ata kanë udhëtuar me jaht nëpër Stamboll dhe këtë moment e kanë shijuar shumë.

Gjithashtu Gjiko e ka surprizuar Elitën me një tortë shumë të veçantë. Reperi ka postuar në Instagram një video, në të cilën shihet me një tortë në dorë që moderatores i ka pëlqyer shumë. Në tortë duket Elita së bashku me dy të vegjlit e saj dhe me një girë palestre në dorë.

“Gëzuar ditëlindjen grua e fortë”, shkruhet tek torta.

Gjithashtu Gjiko i ka bërë një urim shumë të ëmbël bashkëshortes së tij në Instagram.

“Urime ditëlindja gruja jem! Ti ma bone jetën e ombël, mi dhurove dy engjëj, ti sakrifikove çdo gjë për ne. Ti na bone prioritet ne jetën tënde. E gjithë çfarë dua të bëj është që të plakem bashkë me ty”, shkruan Gjiko.

Reperi ka treguar anën e tij më romantike të mundshme duke surprizuar gjysëm e tij me një shkrim në urën e Bosforit në Stamboll.

“Happy birthday Elita Rudi, Gjiko loves you” shkruhej në një nga urat më të famshme në botë duke na i shkrirë zemrat të gjithëve e padyshim dhe moderatores bukuroshe.


Shtuar 29.06.2021 11:31