Xheneta Fetahu ka deklaruar se Gjesti ‘nuk di të lidhë dy fjalë’. Kjo deklaratë e saj është komentuar nga e motra e banorit të “Big Brother VIP 4”, Blerina, e cila ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’.
“Kur thonë që nuk di me i lidhë dy fjalë nuk di të flas edhe flasin të gjithë këta që sot janë jashtë. Pa folur për mbretin nuk bëhet se për vete çka kanë me fol ose kujt me i interesuar”, shkruan ajo.
Në një postim tjetër shtoi: “Kush po fol e kush po do me marrë famë me emrin e tjetrit në pamundësi që të bëjnë në emrin e vet”.
Pas këtyre postimeve, reagoi Xheneta, e cila postoi foton e ‘Abetares’ në “Instagram” ku shkruan: “Ju sugjeroj ta blini një Abetare deri 2025 besoj që mësoni shkrimin dhe leximin”.