Shoqja e ngushtë i nxjerr “zbuluar”, Evi Reçi dhe Kledi Hysa në pritje të fëmijës së parë?

Evi Reçi dhe Kledi Hysa janë një ndër çiftet më të reja të shoëbizit. Por dyshja kanë preferuar ta krijojnë lidhjen e tyre në privatësi të plotë duke mos ndarë shumë detaje me publikun.

Së fundmi po thuhet se çifti janë në pritje të një fëmije dhe dyshimet për këtë i ka hedhur shoqja e tyre e ngushtë, Arjola Shehu.

“Xoga ime. Diku aty pashë një gjë…thjesht po e them”, ka shkruar Arjola. Komentit të saj Evi i është përgjigjur me emojin e një këmbe duke shtuar aludimet.

Duket se çifti i beson Arjolës lajmet e tyre më të bukura, pasi kujtojmë se ishte përisht ajo që konfirmoi lidhjen e tyre.