“Shkonte me burrin e martuar lart e poshtë”, Leonora Jakupi “shpërthen” pas lajmit të ndarjes së saj (FOTO LAJM)

Leonora Jakupi ka treguar si qëndron raporti me të dashurin e saj pas thasheshemeve të fundit.

Dje kudo në mediat rozë këngëtarja kosovare është përfolur se është ndarë nga i dashuri dhe ka festuar ditëlindjen e vetme.

Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka mohuar lajmin duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë.

Në një nga portalet kosovare ka marrë vëmendje komenti i Leonorës, e cila i ka replikuar një zonje e cila shprehet e sigurt se Leonora ishte ne lidhje me nje burrë të martuar.

Ky detaj i fundit ishte ajo per të cilën Leonora eshte nervosuar me shumë dhe ka shpërthyer ndaj zonjes, ku ne fund ka konfiruar se është në një lidhje dhe shumë e lumtur.