Pavarësisht lajmeve se ata janë ndarë, Tuna dhe Patrisi po i kalojnë bashkë pushimet. Ishte Tuna ajo që pak ditë më parë publikoi një video ku tregonte se ishte me Patrisin.
Ndërsa Patrisi është më i rezervuar dhe sot ka postuar disa foto me Tian dhe Zen, por Tuna nuk duket gjëkundi.
“Gjithçka”, ka shkruar Patris krah fotos me dy djemtë e tij, teksa relaksohen së bashku në diell.
Me siguri foto do jenë shkrepur nga vetë këngëtarja.