Sheshi pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, këngëtarit të grupit të famshëm ‘West Side Family’.

Sheshi që do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.

Të lidhura

None found

“Kemi marrë një propozim nga Njësia Administrative 5, për të emërtuar një shesh tek rruga “Sulejman Delvina”, zona e Tiranës së Re, ngjitur me stadiumin “Dinamo”, me emrin e Dr. Florit. Aty kemi edhe një kënd lojërash. Dr. Flori ka lindur në qytetin e Beratit dhe në jetën e tij të shkurtër, ka pasur një kontribut shumë të madh, sidomos në muzikë, në sferën artistike të qytetit, me grupin e tij të famshëm West Side Family dhe disa bashkëpunime të tjera me Aurela Gaçen, Ermal Mamaqin etj. Kënga e tij “Tirona” ka qenë një himn i atyre viteve. Propozimi i Njësisë 5 ka kaluar të gjithë filtrat e propozimeve dhe të komisionit me figura të nderuara, me studiues të historisë, dhe sheshi tashmë është përcaktuar. Me miratimin e vendimit do të bëhet edhe vendosja e pllakës përkujtimore për Dr. Florin, si një mirënjohje për jetën e tij shumë të shkurtër, por me marsh të pestë, për të prodhuar dhe pasur një krijimtari të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.


Shtuar 28.03.2024 18:26