Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
10. Luiz Ejlli, një nga pritagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës.
9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 583 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.
8. Krist Dragot rezulton me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.
7. Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për të tretën javë radhazi, këtë herë ai kalon në vend të shatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.
6. Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës.
5. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito ka patur një rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.
4. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.
3. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 423 K ndjekës.
2. Nga vendi i parë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka kaluar vendin e dytë, duke shtuar 3 mijë ndjekës të rinj në Instagram.
1. Në vend të parë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 5 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 148 K.