Sheila rrëfehet për herë të parë pas eliminimit, ishte në gupin e Ilirit apo Donaldit?

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’, artistja Sheila Haxhirja, në një intervistë ekskluzive për ‘Fan Club’ është shprehur se të vetmit persona që i kanë qëndruar afër kur të tjerët i kthyen kurrizin kanë qenë Arjola dhe Iliri.

Për Sheilën dy pretendetët kryesorë që do të fitojnë Big Brother Vip janë Iliri dhe Donaldi.

“Kur dola jashtë ka gjëra që më kanë prekur por jo se kam pasur besim të verbër se kam pasur dyshime pa fund. Ilirin kam pasur qasje me të, sepse kur kam qenë keq emocionalisht dhe vetëm, i vetmi që ma kanë qëndruar afër ka qenë Arjola dhe Iliri, unë jam mirënjohëse që më ka qëndruar afër këtu të gjithë më kthyen kurrizin. Monika më ka zhgënjyer pak më shumë. Dy pretendentët për fitore shoh Ilirin dhe Donaldin, zgjodha Ilirin se kisha më shumë qasje, Donaldi e shoh si një djalë plot talent”, tha Sheila.

Për një tjetër konkurrente, Monikën, artistja thotë se e ka zhgënjyer së tepërmi!

“Më ka zhgënjyer Mona, sepse jam përpjekur që të jap suportin moral për të gjithë banorët, të them tani që si tha ky për mua e si nuk tha, fundja është një lojë secili ka pasur strategjinë e vet, ashtu si unë zgjodha të isha Sheila dhe nuk zgjodha asnjë lloj strategjia, ndoshta kjo më ka penalizuar”.

Përsa i përket deklaratës së bërë nga Sheila e cila ka thënë se nëse Fifi do të dalë jashtë atëherë Graniti do të lidhej me Semin, Sheila e mohon të ketë thënë një gjë të tillë. Më tej, Sheila flet edhe për gjendjen që Semi ndodhet, ndërsa foli edhe për Granitin.

“Nuk mbaj mend ta kem thënë këtë, do doja ta shihja. Edhe në ditët e fundit Semin se kam hedhur aspak poshtë, nëse jam pyetur nga banorët jam shprehur që kam luhatje. Nuk e kam hedhur poshtë sepse arrita ta njoh vet Semin, njoh një anë tjetër të sajën. Gjendja e saj është kritike, kam hyrë vet në dhomën e rrëfimit dhe e kam parë që ka marrë ato kura. Nuk e besoj,sepse besoj atë që ka thënë Semi që nuk është në preferencat e mia Graniti. Tani ngacmime edhe do kemi. Më vjen keq që nga situatat që janë krijuar kanë përfituar persona të tjerë. Nga zënka ime me Palomën përfitoi Graniti, lindi një gjë nga hiçi, agravoi situata dhe më i fituari doli Graniti sepse justifikoi veten”, tha Sheila.


Shtuar 31.10.2021 13:21