Në një postim në rrjetet sociale ku flet për shëndetin e saj, Sharon Stone ka zbuluar se së fundmi është diagnostikuar gabimisht nga mjekët pas disa shqetësimeve që ka pasur, dhe në fakt ka një tumor që duhet hequr.
Me anë të një statusi në Twitter, ajo tregon llojin e tumorit që ka dhe si mund të kurohet, ndërsa aktorja 64-vjecare i bën apel të gjithë njerëzve, sidomos grave, të bëjnë gjithmonë një kontroll të dytë pasi kjo mund t’i shpëtojë jetë.
Ndër të tjera artistja shkruan:
“Sapo pata një tjetër diagnozë të gabuar dhe procedurë të pasaktë. Kësaj radhe epidural i dyfishtë. Me dhimbje të përkeqësuara kërkova një mendim të dytë: Kam një tumor të madh fibroid që duhet hequr.”
— Sharon Stone (@sharonstone) November 1, 2022
Jo vetëm kaq, por aktorja e njpur ndau edhe një studim në këtë rrjet social që tregonte se gratë kanë më shumë gjasa se burrat, për të marrë diagnoza të gabuara, sic i kishte ndodhur edhe asaj vetë.