Ende pa e “marrë veten” nga “BBV3” kanë filluar paralajmërimet për edicionin e katërt të formatit të “BBV”.
Ka qenë Ledion Liço, i cili nëpërmjet një postimi të ndarë në llogarinë personale të Instagram-it, ka konfirmuar se së shpejti do të nisë “BBV4”.
“Sezoni i ri vjen shpejt, prandaj është mirë të mos shëndoshemi”– shkruan ai.
Rikujtojmë që më 25 Maj ishte finalja e madhe e “BBV3”, ku në podin final shkoi Julian Deda dhe Egla Ceno dhe fituese e formatit u shpall për herë të parë një femër, Egla Ceno.