S’do ta njihni, si dukej Beatrix Ramosaj para famës

Nëse jeni mësuar të shihni gjithmonë Beatrix Ramosaj në formën më të mirë dhe të kuruar, ajo ka zbuluar sot se si dukej kur shumë vite më parë, në fëmijëri.

Instagrami i bukuroshes është i mbushur me foto shumë provokuese dhe të bukura, prandaj foto e shumë viteve më parë që ka publikuar sot i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve.

Ajo shfaqet me flokët e shkurtra dhe pothuajse nuk njihet fare. “Trixa vogël”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë që Ramosaj u rikthye në muzikë pas një shkëputjeje 3 vjeçare. Projekti mban titullin “Dancing With The Evil” që u publikua tre muaj më parë.

Ajo që gjithashtu tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videolip dhe skenat e nxehta që realizuan. Madje, ata u përfolën se kanë nisur dhe një lidhje, por Bushpepa në një intervistë foli për të dashurën e tij, duke shuar kështu dyshimet për Beatrixin.

Shtuar 2.04.2021 04:04