Blogerja a njohur, Sarah Berisha, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 27 vjeç .
Sarah ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj të shumtë. Por vëmendjen më të madhe e ka marrë urimi që i ka bërë partneri i saj, Dj Pm, përmes një video të postuar në “Instastory”.
Pm nuk ndodhet pranë saj për të festuar së bashku, por shprehet se me ‘mendje dhe zemër është tek ajo’. Dj i njohur gjithashtu i thotë Sarah se ‘je njeriu më i rëndësishëm në jetën time’.
“Shpirti im, urime ditëlindja. Edhe pse nuk jam për momentin afër teje, me mendje dhe zemër jam te ti. Urime ditëlindja, ishalla edhe 100 të tjera të lumtura bashkë me mua. E mos harro, je njeriu më i rëndësishëm në jetën time. Edhe 100 të tjera”, dëgjohet të thotë Dj Pm në videon në fjalë.
Ndërkohë një person që është pranë tij, ndez një çakmak dhe Dj Pm i fryn për t’a fikur.
Nga ana tjetër, Pm ka shkruar bashkëngjitur me këto pamje:
“Gëzuar ditëlindjen njeri që ma munon mas shumti n’bot”.
Kujtojmë se Dj Pm dhe Sarah Berisha janë njohur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Teksa shumë ishin kritikë nëse lidhja e tyre do të vijonte edhe pas përfundimit të reality show-t, ata kanë treguar se dashuria e tyre është shumë e fortë.