Olta Gixhari dhe Kiara Tito dy ish-rivalet e Big Brother VIP disa ditë më parë u panë bashkë në një tavolinë në një nga eventet e organizuar në Tiranë.
Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, dy vajzat e shoëbizit nuk kanë patur kontakt dhe nuk janë parë në prani të njëra-tjetrës, ndërsa në intervista të ndryshme kanë mbi konfliktin e ngrirë që pas daljes nga BBVA.
Por pas takimit në eventin e organizuar në Tiranë, ku u panë pranë blogeres Sara Hoxha, marrëdhënia mes Kiarës dhe Oltës ka ndryshuar. Raportohet se ka qenë Kiara Tito, e cila është ulur në tavolinën ku ka qenë Sara dhe Olta.
Të pranishmit kanë bërë me dije se dy vajzat kanë folur me njëra-tjetrën dhe kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë përgjatë gjithë mbrëmjes.
Ka qenë pikërisht blogerja Sara Hoxha ajo që ka shërbyer edhe si ndërmjetësja mes tyre, duke afruar dy vajzat pas konflikteve të vjetra që kanë pasur më herët.
Natyrisht që nuk mund të themi se tashmë Olta dhe Kiara janë mikesha të mira, por kapërcyen konfliktet që kanë pasur qëkur ishin pjesë e “Big Brother”.