Sara dhe Ledri shikohen sërisht në prani të njëri tjetrit, cilat ishte arsyeja?

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë parë së bashku për herë të parë pas ndarjes, me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem.

Reperi shfaqet duke mbajtur të voglën në krah, ndërsa Sara mban një arush pelushi, dhuratë nga Ledri, dhe largohet menjëherë, pa shkëmbyer asnjë përshëndetje me ish-partnerin.

Sara vazhdon të ecë disa hapa para, duke shmangur çdo mundësi për të ecur pranë Ledrit, ndërsa këngëtari qëndron i qetë, pa kthyer vështrimin drejt saj. Këto momente tregojnë qartë marrëdhënien e tensionuar mes tyre pas ndarjes, pavarësisht përkushtimit të përbashkët për vajzën e tyre.

Edhe pse të dy janë prindër të përkushtuar, duket se mëritë mes ish-çiftit nuk janë zbehur ende.


Shtuar 28.12.2024 18:12

Tags: ,