Xheraldina tregon takim e parë me Sarën: E kuptova që Ledri e kishte seriozisht (FOTO LAJM)

Xheraldina Vula, nëna e reperit Ledri Vula ka treguar për herë të parë se si është njohur me Sarën, e cila sot është nusja e djalit të saj.

Në një rrëfim për “Prive”, ajo zbuloi gjithçka, nga momenti si e kuptoi se ajo ishte e duhura për Ledrin dhe deri te marrëdhënia që kanë sot që i ka bekuar me një vajzë.

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Ledri nuk më tregoi praktikisht se do të vinte me Sarën. Në lokal hyri një vajzë dhe unë po mendoja ‘ua sa vajzë e bukur’, por nuk e dija që ishte Ledri mbrapa. Pastaj kur shoh Ledrin mbrapa më tha ‘Nënë kjo është Sara’. Ne kishim takim biznesi dhe kur e pruri aty mendova kjo është diçka më serioze.

Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ledri është pak i mbyllur, të thotë vetëm ‘mirëdita çfarë bën’ rri 10 minuta me ty dhe ngjitet në dhomën e tij. Ndërsa Sara rri aty. Ka qejf të bëj muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të shohim diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë. Ajo kur zgjohet në mëngjes më thërret ‘Pashule’ më lë vazjën në dorë dhe ikën. Ajo ka aq ngrohtësi dhe aq besim tek unë, që unë kujdesem për vajzën e saj. Për mua është një nuse yll”, ka treguar Xheraldina.

Shtuar 29.05.2021 09:56