Sapo është martuar, Meridiani “i bën gjëmën” futbollistit shqiptar: Ka ngacmuar Lei Krajën (FOTO LAJM)

Moderatorja sportive Lei Kraja e vendosur përballë një sfide mjaft të personalizuar në “Zemër Luana”, “Gol Gol bëhet autogol”, Lei duhej t’u përgjigjej pyetjeve duke bërë gol në fotot e personazheve, futbollistë shqiptarë, në tabelë.

Një nga pyetjet ka qenë: “Cili prej futbollistëve në porta të ka ngacmuar? Nëse askush prej tyre, kush tjetër?”

Lei në këtë moment qesh dhe thotë se nuk e ka ngacmuar asnjë futbollist as ata në porta e as ndonjë tjetër.

Mirëpo miku i saj Meridiani si duket e “nxorri zbuluar” duke përmendur emrin e Eros Grezdës. Lei në këtë moment tha se çunat janë të martuar dhe se e gjitha ishte për efekt loje.


Shtuar 23.01.2023 10:27