Makina përfundon në oborrin e një shtëpie, bëhet copë-copë, ndërron jetë një çift emigrantësh në Greqi

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Greqi, pasditen e djeshme.

Një makinë për arsye ende të paditura ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga e ka përfunduar në oborrin e një shtëpie, shkruan protothema.gr.

Për pasojë kanë ndërruar jetë 2 pasagjerët burrë e grua, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore. Ky i fundit po merr ndihmë mjekësore në spital.

Aksidenti i rëndë raportohet të ketë ndodhur në ishullin Ko.

Ndërsa mësohet se çifti që ndërroi jetë ishin emigrantë nga Rusia.

albeu.com/