Samanta Karavella është shtatzënë? (FOTO LAJM)

Samanta Karavella është ndër personazhet më pak aktivë në rrjete sociale. Edhe në muzikë ajo mungon prej muajsh dhe fansat po e presin me padurim një këngë të re prej artistes. Kjo mungesë e Samantës në rrjete sociale dhe muzikë, i ka bërë disa fansa të saj të mendojnë se ajo mund të ketë angazhime të rëndësishme në jetën personale.

Së fundmi këngëtarja ka njoftuar se në fundjavë do të zbulojë një surprizë për fansat e saj. Ajo i ka lënë ata të lirë të aludojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe njëri prej tyre ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë shtatzënë.

“Je shtatzënë?”, e ka pyetur dikush këngëtaren.

“Akoma jo”, është përgjigjur ajo, duke treguar se nuk ka për momentin angazhime me rëndësi në jetën personale.

Duke qenë se nuk bëhet fjalë për këtë gjë, të tjerë dyshojnë se këngëtarja do të sjellë një hit të ri, të cilin po e presim prej kohësh.

Për herë të fundit Samanta Karavella ka publikuar bashkëpunimin me Skerdin, që mban titullin “NKN”. Kënga u publikua në korrik të vitit të shkuar dhe arriti në një kohë të shkurtër të renditej në krye të klasifikimeve dhe sot shënon mbi 6 milionë klikime në “Youtube”.

Shtuar 6.05.2021 09:05