Tenori i mirënjohur Shqiptar, që prej vitesh vazhdon të shkëlqejë në skenat teatrore më të rendësishme botërore, rikthehet pas 13 vitesh në Skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit për operan e Puçinit “Tosca”, ndërkohë që sjell për publikun albumin e tij të fundit me 20 arie me titull “Saimir”.
Tenori i mirënjohur në një intervistë për Tv Klan ka zbuluar më shumë detaje lidhur me këtë aktivitet si dhe për jetën e tij.
Intervista e plotë:
-Riktheheni pas 13 vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit edhe për dy netë ju do të performoni operan e Puçinit “Tosca” për publikun shqiptarë. Si ndiheni?
Saimir Pirgu: Normalisht të kthehesh pas 13 vitesh në vendin tënd, në teatrin ku ke filluar është një emocion mjaft i madh.
-Ju do të jeni përkrahë një sopranoje tjetër të njohur që ka prekur të gjitha skenat teatrore më të rëndësishme botërore, bullgaren Krassimira Stoyanova. Si ndiheni me të dhe çfarë do të shohi publiku.
Saimir Pirgu: Është vërtetë krenari që një nivel i tillë artisti si Krassimira Stoyanova është në Shqipëri sepse me zërin e saj ka mbajtur teatrot e mëdha.
-A ju mungon Shqipëria?
Saimir Pirgu: Shumë! Kanë kaluar mos gaboj tre drejtorë të institucioni të Operas dhe nuk është kaq e kollajshme që të koordinohen ardhjet. Do të dëshiroja shumë që të kishte pak më shumë mbështetje që të ketë aktivitet pak më të gjerë që ne të kemi mundësi që të vijmë jo njëherë në vit, por edhe dy herë.
-Karrierën tuaj do ta përkufizonit më shumë punë apo edhe punë edhe fat?
Saimir Pirgu: Nëse do të thoja fillimet, po fati është i dukshëm, pastaj të mbash nivelin, të mbash karrierën sepse përballesh me një konkurrencë ndërkombëtare është me të vërtetë një sakrificë. Dy kanë qenë mentorët e mi më të mëdhenj Luciano Pavarotti dhe Claudio Abbado. Kur e fillon karrierën me ndihmën e këtyre njerëzve, më takonte vetëm mua mos t’i zhgënjeja.
-Nga Pavarotti a mbani mend ndonjë këshillë që e mbani mend edhe tani?
Saimir Pirgu: Përveç këshillave vokale që më këshilloi që në fillim ishte që t’i mbështesësh këmbët mirë në tokë, të jesh modest në jetën tënde artistike dhe me këdo që të rrethon.
-Prej dekadash ju jeni ambasadori më i mirë i Shqëipërisë dhe në fakt e keni bërë shumë mirë këtë rol. Megjithatë sot a ka ndryshuar perceptimi për shqiptarët?
Saimir Pirgu: Është vështirë! Kjo ështrë një diçka që ne vetë shqiptarët duhet t’i bëjmë vetes një marketing vetes pak më ndryshe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si e demonstrojmë veten tonë. Kemi nevojë për çdo fjalë të bukur sepse marketing i përhershëm i gjatë këtyre 30 viteve ka qenë me gisht shqiptarëve.
-Megjithatë ju për publikun shqiptarë nuk keni ardhur duarbosh sepse keni sjellë një album të quajtur Saimir. Janë 20 arie dhe ajo që më ran ë sy është që nuk mungon edhe një arie shqiptare.
Saimir Pirgu: Është minimumi që unë mund të bëja për vendin tim, për krijimtarinë shqiptare dhe për një vepër si opera “Skënderbeu Heroit tonë Kombëtar e kompozitorit Prenk Javoka.
-Cilën do të veçoje?
Saimir Pirgu: Zgjodha dhe i punova me shumë imtësi, por do të seleksionoja Luhengrin, Toskën, Berliozë janë vepra madhore.