Bashkëshortja e këngëtarit, Sabri Fejzullahu, Nera feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë speciale, ajo mori një sërë urimesh por nuk munguan as disa fjalë nga Sabriu. Këngëtari ka zgjedhur një fotografi të tyre të përbashkët, të cilën e shoqëroi me disa fjalë prekëse.
“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”, ka shkruar këngëtari.
Jo vetëm ndjekësit e Sabri Fejzullahut, por një numër i madh I VIP-ave, si Agron Llakaj, Rezarta Shkurta, Shyrete Behluli, Ledri e të tjerë që i shihni më poshtë, kanë duartokitur këtë dedikim medje duke falenderuar çiftin që ekziston dhe tregon se ekzistojnë dashuri të tilla./albeu.com/