Sabiani thyen heshtjen, zbulon pse nuk shkoi në dasmën e Ilirit

Dikur i referoheshin njëri-tjetrit si vëllezër, por tani gjërat janë krisur mes tyre. Ilir Shaqiri dhe Sabiani patën krijuar një raport të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Madje, ky i fundit i thoshte vazhdimisht balerinit se ishte “100 mijë euroshi” i tij, gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë.

Megjithatë, ftohja mes tyre u reflektua pasi këngëtari nuk mori pjesë në dasmën e Ilirit që mbajti disa muaj pas reality show-t. Mirëpo, në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Sabiani ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin dhe arsyen pse mungoi në dasmën e tij.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur.

Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, tha ai.


Shtuar 30.10.2022 10:21