Moderatorja shumë e dashur për publikun, ka ndarë një fotografi të para shumë viteve, në llogarinë e saj në Instagram.
Me sa duket Marina ka shfaqur nostalgji duke ndarë një fotografi kaq të vjetër me të gjithë fansat e saj.
Ylli i televizionit shqiptar, në këtë fotografi duket të ketë qenë në fillimet e karrierës së saj televizive.
Nëpërmjet kësaj fotografie mund të vërejmë që Marina ka arritur ta ruaje bukurinë e saj në mënyre perfekte deri në ditët e sotme.
Po ashtu bukuroshja i ka qëndruar besnike dukjes së saj ikonike me flokët bionde.
“Para 17 vitesh (2007) sa shpejt ikin vitet” – ishte përshkrimi që ajo bëri mbi fotografinë.